Ilire Vinca ftohet të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit

05 qershor 2020 | 17:53

Aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit. Ilire Vinca ka një karierë të pasur si aktore e filmit, teatrit dhe si profesoreshë e aktrimit në Universitetin e Prishtinës.

Ajo u bë e njohur edhe si aktorja e parë që mori pjesë në Berlinale me filmin ‘Falja e Gjakut’ në 2011, pastaj edhe me filmin ‘Burrneshat’ në 2015 poashtu në Berlinale. ‘Zana, ‘Pranverë e paharruar në fshatin e harruar’, ‘Gardhi’, dhe ‘Martesa’ janë disa nga filmat e fundit kosovar ku luan Ilirja.

“Përderisa kufinjtë na ndajnë, arti na bashkon pa dallim race e gjinie, ashtu siç janë ndjenjat dhe e vërteta. Jam e nderuar të jem anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit” u shpreh aktorja kosovare Ilire Vinca.

Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.

Ilire Vinca është anëtarja e 25-të nga Kosova që bëhet pjesë Akademisë Evropiane të Filmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar në Tiranë me…