Imeri dhe Panxha biseduan për digjitalizimi e informacioneve për prodhuesit vendor

27 dhjetor 2017 | 16:10

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri ka pritur të mërkurën në takim Drejtorin Ekzekutiv të Klubit të Prodhueseve të Kosovës, Astrit Panxha.
Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit me këtë klub, i cili bënë promovimin dhe përfaqësimin e komunitetit të bizneseve në Kosovë.

“Në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme, të cilat janë me interes për bizneset, mirëpo si pika kryesore të cilat patën fokus të veçantë, ishin digjitalizimi i informacioneve për prodhuesit vendor, si dhe promovimi i fushatave për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale”, është thënë në njoftimin e ATK-së.
Sipas këtij njoftimi, drejtori i ATK-së Sakip Imeri, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimeve si ky, mund të arrijmë të kuptojmë kërkesat dhe nevojat e bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar ndaj vendimit…