Immobile: Berisha bëri diferencën

21 tetor 2018 | 20:23

Ciro Immobile e ka vlerësuar shumë të vlefshme fitoren kundër Parmës (0-2) në udhëtim, ndërsa ka vlerësuar lart paraqitjen dhe ndikimin që Valon Berisha ka pasur në këtë ndeshje.

“Kjo është një fitore shumë e vlefshme të cilën e kërkoi trajneri. Zëvendësimet e bënë diferencën dhe e ngritën ritmin e lojës. E rëndësishme që ekipi fitoi, dhe jo kush shënoi golat. Valon Berisha, që kishte pësuar një lëndim të rëndë, u kthye dhe bëri diferencën duke fituar penaltinë. Ai gjithmonë mund të mbështetet te ne”, ka thënë Immobile për “Sky Sport Italia”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci po vazhdon të paraqitet mirë në elitën e …