Imri Ahmeti: Çdo familje në Lipjan do të ketë shportë për mbeturina

27 mars 2020 | 19:50

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë me dije se në të gjitha fshatrat çdo familje do të ketë shportë për mbeturina.

“Pasi të përfundojë shpërndarja e shportave do të angazhohemi fort për të ruajtur ambientin bashkë. Prandaj ftoj gjithë qytetarët të kujdesemi bashkë për ambientin tonë”, ka thënë ai.

Ahmeti ka pohuar se për familjet në asistencë sociale do ta bëjnë listen e lirimit nga pagesa, ndërsa në administratë do të fillojmë të implementojnë rregulloren ku nuk mund të lëshohen dokumente, as leje ndërtimore, leje operimi dhe dokumente tjera as për biznese pa pasur dëshmi që është pagues i rregulltë i sherbimeve të mbeturinave.

“Me këtë rast falenderoj kompaninë “Pastrimi” për bashkëfinancimin e furnizimit me shporta dhe për punën që po bëjnë edhe në këtë kohë të betejës me Covid -19”, ka thënë ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë të ditur…