Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit, Osmani: Mbrojmë rolin e mediave të lira dhe të paanshme

03 maj 2023 | 11:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është gëzuar renditjes për pesë vende më lartë të Kosovës në organizatën “Reporterët pa Kufij”.

Osmani ka thënë se duhet festuar sukseset e Kosovës në indekset ndërkombëtare, teksa duhet vazhduar angazhimin për të mbrojtur rolin e paçmuar të mediave të lira dhe të paanshme.

“Liria e medias nuk është vetëm një shenjë e një shoqërie të shëndetshme, ajo është një shtyllë e një demokracie të lulëzuar. Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne festojmë sukseset e vazhdueshme të Kosovës në indekset ndërkombëtare, por gjithashtu ripërtërijmë angazhimin tonë për të mbrojtur rolin e paçmuar të mediave të lira dhe të paanshme” ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rozana Nokaj nga Gjakova shpall të pavlefshme dëftesën koasës së…