Infantino nesër vjen në Kosovë, kjo është agjenda

29 shtator 2022 | 15:34

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nesër (e premte) do të vjen në Kosovë me ftesë të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

FFK-ja ka njoftuar se numri një i FIFA-s do të ketë takim me drejtuesit e institucioneve shtetërore, derisa në orë 15:00 së bashku me Ademin do t’iu drejtohen medieve.

“Pas takimeve me drejtuesit e FFK-së, me komunitetin e futbollit dhe me krerët e institucioneve shtetërore, presidenti Agim Ademi dhe presidenti Gianni Infantino, do t’u drejtohen medieve. Deklarata për media e dy presidentëve rreth kësaj vizite historike do të bëhet në orën 15:00 në selinë e FFK-së”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane ka prezantuar planet për një paketë të re…