Infektohen arsimtarë dhe nxënës, një shkollë në Lipjan nis mësimin online

10 nëntor 2020 | 08:49

Shkolla “Dy dëshmorët” në Lipjan është duke funksionuar sipas skenarit C, që nënkupton E-mësim, pas infektimit të dy nxënësve dhe katër mësimdhënësve të këtij institucioni.

Pavarësisht se në total janë 14 raste aktive nga personeli arsimor, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i tha KosovaPress-it se situata është e menaxhueshme.

Numri total i personelit të infektuar me virusin Covid-19 ka qenë 23, ku nëntë prej tyre tashmë janë shëruar.

“Gjendja nuk është shumë shqetësuese, në fakt ne kemi pasur një numër të punëtorëve në arsimor të identifikuar me COVID-19, aktualisht në Lipjan është vetëm një shkollë duke punuar në variantin C (E-mësimi), për shkak të identifikimit të një numri të vogël të nxënësve, janë dy nxënës në atë shkollë, dhe janë tre arsimtarë ose katër, ku njëri prej tyre veç e ka kaluar atë periudhën e shërimit, prandaj nuk mendoj që jemi në një situatë të dritës së kuqe Lipjani, sepse në arsim po vazhdon mësimi i rregullt në të gjitha shkollat. […] 23 janë i gjithë personeli arsimor të identifikuar, prej tyre janë të shëruar 9, që do të thotë se pjesa tjetër janë akoma në atë fazën 14 ditore të izolimit në familjet e tyre, për shkak të identifikimit me COVID-19. […] “Dy dëshmorët” në Dobrajë është shkollë e cila i ka edhe paralelet e ndamë në Lluga, Gllanicë dhe në Dobrajë të vogël, ajo shkollë është duke punuar në variantin C”, ka thënë Ahmeti

Ahmeti theksoi se shkollat e kësaj komunë janë të furnizuara me dezinfektues dhe të gjitha masat tjera të nevojshme.

Ahmeti ka thënë se kjo komunë është duke i furnizuar të gjitha shkollat me laptopë, projektorë në mënyrë që nëse kalohet në skenarin C për mësim në distancë, shkollat të jenë të përgatitura edhe për këtë variant.

“Është e vështirë, distanca në shkolla është një problematik më vete, distanca e nxënësve në mes veti, personelit arsimor. Po flas për distancën në lëvizje sepse distanca në ulëse është në nivelin e duhur, shkollat janë të furnizuara mirë, dhe janë të mbikëqyrura mirë, me dezinfektues dhe me të gjitha mjetet e tjera të nevojshme. Shkollat janë të furnizuara mirë dhe janë të mbikëqyrura mirë, me dezinfektues dhe me gjitha mjetet tjera të nevojshme. Ne kemi bërë edhe angazhimin e madh që vërtete të jemi të përgatitur edhe për variantet e tjera, jemi në furnizim e sipër, për të gjitha shkollat me laptop, projektor në mënyrë që nëse na ndodhë në shkolla të kalohet në variantin C, të jemi të përgatitur që nga shkollat të mbahet mësimi online me nxënësit e secilës paralele si dhe shkollë”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se janë të angazhuar edhe në shëndetësi, ku është dedikuar një repart të veçanta për rastet e Covidit, me shtretër të veçanta që kjo komunë në situatat që do të vijnë të jetë e përgatitur edhe në shëndetësi edhe në arsim dhe në të gjithë sektorët e tjerë.

Ndërsa për masat e mbylljes dyditore qe kishte marrë Qeveria e Kosovës, i ka quajtur test me ndikim të jashtëzakonshëm financiar.

Ahmeti ka thënë se shoqëria jonë duhet të jetë më serioze në raport me pandeminë në mënyrë që të parandalohet si përhapje pasi që, siç thotë ai, në kohën e vjeshtës do të ketë sigurisht rreziqe të përhapjes së pandemisë edhe më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestuesit armenë i kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në kryeqytetin e…