Influencuesja e njohur vegane ndahet nga jeta, thonë se “vdiq nga uria”

01 gusht 2023 | 13:32

Influencuesja e njohur vegane, Zhanna Samsonova, thuhet se ka “vdekur nga uria” pas një diete me fruta krejtësisht ekzotike në Malajzi.

39-vjeçarja nga Rusia, e cila shpesh promovonte ushqime të papërpunuara në rrjetet sociale, ku ishte e njohur për miliona ndjekësit e saj në “TikTok”, “Facebook” dhe “Instagram” si Zhanna D’Art, thuhet se vdiq më 21 korrik pasi më në fund kërkoi trajtim mjekësor gjatë një turi në Azinë Juglindore, shkruan New York Post .

“Kisha frikë se do gjeja trupin e saj të pajetë...”/

“Disa muaj më parë, në Sri Lanka, ajo tashmë dukej e rraskapitur, me këmbë të fryra”, tha një mik i saj për Newsflash, duke shtuar: “Ajo u dërgua në shtëpi për trajtim. Kur e pashë në Phuket, u tmerrova”.

Ndërkohë shoqja e saj shtoi: “Unë jetoja një kat mbi të dhe çdo ditë kisha frikë se do ta gjeja trupin e saj të pajetë në mëngjes. E binda të kërkonte trajtim, por ajo nuk mundi”.

“Kisha frikë se do gjeja trupin e saj të pajetë...”/

Nëna e Samsonova ia atribuoi vdekjen e vajzës së saj një “infeksioni të ngjashëm me kolerën”. Megjithatë, shkaku zyrtar i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori turk i Interit, Hakan Calhanoglu ka thënë se skuadra…