Iniesta: Griezmanni, i duhur për Barcelonën

13 maj 2018 | 12:35

Andres Iniesta beson se Antoine Griezmann do të ishte një shtesë e madhe për Barcelonën nëse vendos të kalojë në “Camp Nou” këtë verë.

Francezi është përfolur si transferimi më i ri i Barcelonës, pasi katalunasit mendohet se mund ta paguajnë pa problem klauzolën e largimit prej 100 milionë eurosh. Disa mediume në Spanjë e kanë bërë të kryer transferimin e francezit në “Camp Nou”, duke raportuar se palët kanë arritur tashmë marrëveshje.

“Griezmanni do të ishte një nënshkrim i madh, por nuk dua të hyj më thellë, sepse mendja ime ka qenë në gjëra të tjera për dy javët e fundit”, ka thënë Iniesta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U dukë se Manuel Neuer do t’ia dilte të luante…