Instruktori i UEFA-s ligjëron para vëzhguesve të gjyqtarëve

12 shkurt 2019 | 15:58

Nën organizimin e Komisionit të Gjyqtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot është mbajtur seminari njëditor me vëzhguesit e gjyqtarëve.

Në këtë seminar ka ligjëruar instruktori i UEFA-s, Alan Snoddy, i cili po vazhdon të japë kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve që kanë të bëjnë me ndarjen e drejtësisë në futbollin tonë.

Në këtë seminar kanë marrë pjesë 30 vëzhgues, të cilët kanë ndjekur me interesim ligjëratat e instruktorit Snoddy dhe njëherësh nëpërmjet video-projektorit janë diskutuar situata të ndryshme në lojën e futbollit që kanë të bëjnë me ndarjen e drejtësisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se lidhur…