Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Gjermani – Kosovë

16 qershor 2019 | 14:13

Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen në mes të Gjermanisë dhe Kosovës, e cila luhet sot nga ora 18:00 në Nuremberg.

Ndonëse Gjermania shumë më herët ka siguruar pozitën e parë në grup, interesimi për të përcjell ndeshjen me Kosovën është i madh.

Sipas një njoftimi të Federatës së Hendbollit të Kosovës janë shitur 7000 biletat që kanë dalë në shitje me çmim jo të vogël. Federata gjermane i ka bërë një prezantim korrekt rritjes së madhe të Përfaqësues së Kosovës dhe sukseseve të fundit.

“Në palestrën e bukur pritet të jenë edhe shumë bashkatdhetarë tanë. Tashmë në Nuremberg janë dhjetëra bashkëatdhetarë tanë që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme, duke përfshirë njerëz të hendbollit. Djemtë tanë janë të fokusuar për një paraqitje tjetër të denjë”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga futbollistët me emër më të madh në futbollin…