Interi cakton çmim të ri për Kristjan Asllanin

09 qershor 2026 | 15:36

Kristjan Asllani është rikthyer tek Interi, por ekipi italian menjëherë e ka nxjerrë në shitje mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë.

Asllani prej fillimit të këtij viti ishte i huazuar te Beshiktashi, por skuadra turke nuk shfytëzoi opsionin e blerjes së tij këtë verë.

Në fakt, Asllani para se të huazohet te Beshiktashi ishte i huazuar te Torino, skuadër kjo që ndërpreu marrëveshjen me Interin para kohe.

Tani, Asllani pritet të largohet këtë verë nga Interi pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, i cili është në pritje të ofertave për 23-vjeçarin.

Mësohet se Interi po kërkon të paktën 10 milionë euro për Asllanin që ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pritur në…