Interi e fiton Kupën e Italisë

11 maj 2022 | 23:43

Interi ka arritur ta fitojë Kupën e Italisë, duke e mposhtur Juventusin në finalen e madhe me rezultat 2:4.

Ndeshja ishte e paparashikueshme, teksa dy ekipet e patën epërsinë në anën e tyre.

Ishte Nicolo Barella që shënoi super gol në minutën e shtatë për t’i kaluar zikaltrit në epërsi.

Me rezultatin 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes. Alex Sandro barazoi rezultatin në minutën e 50-të, kurse dy minuta më vonë Vlahovic përmbysi gjithçka dhe kaloi “Zonjën e Vjetër” në epërsi.

Shifrat u barazuan sërish në minutën e 80-të, kur Calhanoglu shënoi nga penalltia. Ndeshja shkoi pastaj në vazhdime, ku Interi u tregua më i fortë.

Ivan Perisiq riktheu epërsinë e Interit në minutën e 98-të duke shënuar nga penalltia, kurse katër minuta më vonë, sërish Perisiq shënoi për 2:4. Kështu, Interi i gëzohet titullit të Kupës së Italisë, kurse është ende në garë për titullin në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kosova nesër…