Interi fiton me përmbysje ndaj Lazios dhe del mbi Milanin

30 prill 2023 | 14:54

Interi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Lazios, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.

Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët me anë të Felipe Andersonit, në minutën e 30’. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Interi është kthyer në lojë. Fillimisht ka barazuar rezultatin me anë të Lautaro Martinezit, në minutën e 78’.

Teksa golin e epërsisë e ka realizuar Robin Gosens pesë minuta më vonë. Martinez ka shënuar edhe njëherë në minutën e 90’ për ta vulosur fitoren.

Interi pas fitores kalon në vendin e katërt me 57 pikë, pas 32 ndeshjeve, teksa Lazio renditet në pozitën e dytë me 61 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij indian, Narendra…