Interi heq dorë nga transferimi i Lukakut

14 qershor 2022 | 16:18

Romelu Lukaku ishte bërë prioritet i Interit deri para pak ditësh. Sulmuesi belg dëshpëroi me përvojën e tretë në Chelsea dhe pritet të largohet nga Londra në afatin kalimtar të verës.

Mediet e huaja raportonin se ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit do të rikthehej te nënkampioni i Italisë, por gazetari i “HNL”, Kristof Terreur, raporton se “nerazzurri” e ka ftohur interesimin për përfaqësuesin belg për shkak se klubi italian është duke i konsideruar mundësitë financiare para se ta bëjë këtë lëvizje.

Ndërkohë, thuhet se gjiganti i sulmit është duke u munduar me të gjitha forcat që të rikthehet në Itali, por që tash Interi nuk duket më i interesuar si më parë për të. Lukaku kishte shkëlqyer në Serinë A me zikaltrit, të cilët i kishte udhëhequr drejt titullit të kampionit në Serinë A, të parin pas 11 vjetësh pritjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka…