Interi mund Atalantën dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

27 maj 2023 | 23:06

Interi ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve e edicionit të ardhshëm. Skuadra zikaltër mori një fitore 3-2 në duelin e mbrëmjes ndaj Atalantës.

Skuadra e Inzaghit vijoi formën fantastike duke e zgjidhur ndeshjen që në 3 minutat e para me dy gola. Fillimisht shënoi Lukaku pas një asisti nga Martinez, ndërkohë që më pas do të shënonte Barella golin e dytë.

Atalanta provoi të rikthehej në lojë me një gol të Pasaliq në minutën e 36-të, por Lautaro Martinez në minutën e 77-të vulosi fitoren e skuadrës së Interit.

Goli i Muriel në shtesë kishte vlerë sa për statitika. Finalistët e Championsit ngjiten përkohësisht në vendin e dytë me 69 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja është kampione në Francë për herë të 11-të në…