Interi nis bisedimet me Veronën për Rrahmanin

12 dhjetor 2019 | 19:33

Liderja aktuale në Seria A, Inter është duke mëndur për transferime në muajin janar.

Sipas asaj që shkruan Gianluca di Marzio, drejtuesit zikaltër janë takuar me ata të Veronas, për të biseduar për dy futbollistë: mesfushori afrikan Ambrabat, i cili është marrë me të drejtë blerje nga Verona te Club Brugge për 3,5 milionë euro.

Vlera e tij, me sezonin që po bën, ka shkuar 15 milionë euro. Emri tjetër është mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, që intrigon shumë pasi i ngjan Skriniar në vitin e tij të parë në Serie A, kur erdhi me Sampdorian. Ende nuk ka një shifër apo vlerë të Rrahmanit, por sipas asaj që është mësuar paraprakisht, vlera e mbrojtësit prek thuajse 8-10 milionë eurot për Veronan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit në Abu-Dhabi, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës,…