Interi rrezikon Ligën e Kampionëve, humbet nga Sassuolo

12 maj 2018 | 22:53

Interi është mposhtur në shtëpi nga Sassuolo me rezultatin 1-2. U duk një takim i lehtë në letër për skuadrën e Spalettit, pasi miqtë vinin të pa impenjuar në këtë takim, për shkak të pozitave të favorshme në klasifikim, por nuk ka rezultuar kështu.

Golat e Politanos dhe Berardit i shkaktuan humbjen zikatërve, të cilët provuan të rihapnin takimin me Rafinhën, por vetëm kaq. Me një Konsili në super formë, interistët hasën shumë vështirësi në gjetjen e golit, edhe pse prodhuan raste të shumta shënimi.

Shpresat duken të pakta për një vend në Champions, teksa zikatërve iu duhet të kryqëzojnë gishtat për një fitore të Crotones në sfidën e nesërme ndaj Lazios, për të zhvilluar finalen në ndeshjen e fundit ndaj kryeqytetasve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid e ka shkatërruar Celta Vigo, pasi e mposhti…