Interi triumfon kundër Parmas

04 mars 2021 | 22:50

Me dy gola të shënuar nga Alexis Sanchez, që në të dyja rastet u asistua nga Romelu Lukaku, Interi ka arritur të fitojë ndeshjen e xhiros së 25-të në elitën e futbollit italian.

Interi në udhëtim fitoi ndaj Parmas me rezultatin 2:1. Sanchez golat i shënoi në minutën e 54-të dhe të 62-të.

Golin e vetëm për skuadrën e Parmas e shënoi Hernani në minutën e 71-të. Me këtë fitore, Interi ka gjashtë pikë më shumë në vendin e parë sesa Milani i vendit të dytë.

Parma mbetet në pozitën e parafundit me 15 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka…