“Intrade” dhuron uniforma anti-Covid për stafin mjekësor të QKMF-së në Podujevë

12 janar 2021 | 15:09

Kompania “Intrade” ka dhuruar 150 palë uniforma anti-Covid për stafin shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Donacionin e ka pranuar drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), Egzona Mustafa, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të QKMF-së, Ymer Llugaliu.

Me këtë rast drejtoresha Mustafa ka falënderuar donatorin për donacionin, për të cilin tha se është i mirëseardhur bazuar në situatën pandemike në të cilën jemi.

“Ne po bëjmë përpjekje që në vazhdimësi t’i përmbushim kërkesat e stafit mjekësor, prandaj është shumë e mirëseardhur ndihma për stafin mjekësor, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi si pasojë e pandemisë Covid-19. Ndaj në emër të Komunës së Podujevës, ju falënderoj për donacionin”, ka thënë drejtoresha Mustafa.

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, QKMF-ja në Podujevë është ndihmuar me pajisje edhe organizata e kompani dhe shoqata të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…