Inzaghi: Nuk ishte një fitore për titull

18 dhjetor 2023 | 11:41

Interi e mposhti në derbi Lazion (0-2), por trajneri Simone Inzaghi ka thënë se kjo fitore nuk ishte për titull të kampionit në Seria A.

“Jo, nuk ishte një fitore për titull, ishte një fitore e rëndësishme, por mungojnë edhe 22 ndeshje të tjera. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, të luajmë si skuadër”, u shpreh Inzaghi.

Aktualisht Interi është në vendin e parë me 41 pikë, katër pikë më shumë se Juventusi që zë vendin e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë ndarë sërish. Kështu ka…