Inzaghi pas eliminimit nga Kupa: Jemi të zhgënjyer

21 dhjetor 2023 | 11:37

Bologna ka eliminuar Interin nga Kupa e Italisë, duke e mposhtur me përmbysje, të mërkurën mbrëma. Bologna fitoi me rezultat 2-1, me dy gola të shënuar në vazhdime.

“Ka shumë zhgënjim, e drejtuam ne ndeshjen dhe, qartësisht, e meritonim fitoren, por futbolli është i tillë, do të na shërbejë si leksion. Nuk ishim mësuar të na përmbysnin. Djemtë nuk janë të lumtur pas një ndeshjeje të shkëlqyer para tifozëve tanë. Dëshiruam çerekfinalet, por nuk i arritëm”, ka thënë Inzaghi.

Kësisoj, Rossoblu do të përballet me Fiorentinën në çerekfinale muajin e ardhshëm dhe Interi do të largohet pas fitimit të këtij trofeu dy vjet radhazi.

Pavarësisht se Inter pati një penallti, koha e rregull përfundoi pa gola. Interi morri epërsinë në fillim të kohës shtesë me anë të Carlos Augusto, por gola nga Sam Beukema dhe Dan Ndoye ia dhan fitoren Bolognas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sistemi i…