Iran Junior largohet nga Ulpiana

19 maj 2022 | 16:40

Futbollisti brazilian, Iran Junior e ka konfirmuar largimin nga Ulpiana e Lipjanit një xhiro pa përfunduar edicioni 2021/22.

Mesfushori ofansiv përmes rrjetit social “Facebook” ka zyrtarizuar largimin.

“Një tjetër cikël ka mbaruar. Së pari do të doja të falënderoja Zotin, pastaj presidentin e klubit dhe drejtorin Yll Jashari dhe të gjithë futbollistët për mundësinë të jem pjesë e klubit. Faleminderit Ulpiana”, ka shkruar braziliani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar të enjten me shumicë dërrmuese…