Irina i kthehet punës pas ndarjes nga Bradley

11 qershor 2019 | 11:29

Irina Shayk i është kthyer punës pas ndarjes nga i dashuri i saj Bradley Cooper. Modeluesja 33-vjeçare po qëndron në Islandë për një set fotografik menjëherë pasi u publikua lajmi për ndarjen.

Irina ka shpërndarë në rrjetin social në “Instagram” një fotografi me ekipin, duke etiketuar markën e veshjeve italiane “Falconeri”. Irina dhe Bradley ishin në lidhje për katër vjet. Ata kanë një vajzë dyvjeçare me emrin Lea.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chris Hemsworth është parë i buzëqeshur në aeroport në Newark,…