“Irracionaliteti kosovar” godet fenomene të këqija

11 prill 2019 | 20:53

Libri i parë publicistik, i opinionistit dhe analistit Reshit Gashi, me titull “Irracionaliteti kosovar”, ka dalë nga shtypi këtë javë nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”.

Në këtë libër prej treqind faqesh të formatit b5 autori ka dhënë shpjegime për termin irracionalitet dhe për zemërimin e vet duke e parë atë të realizueshëm për çdo ditë në shoqërinë e Kosovës, natyrisht si një dukuri e keqe dhe e shëmtuar.

Ai irracionalitetin e strukturave shoqërore e ka kundruar në kuptim të determinimit të përmbajtjes së zhvillimeve shoqërore, politike dhe ekonomike në Kosovë.

Nëpërmjet reagimeve të kohëpaskohshme botuar në media fizike dhe elektronike të Kosovës për ngjarje të ndryshme, kryesisht politike, Gashi u ka sugjeruar organeve kompetente të Kosovës se si të mbrohen nga irracionaliteti në raport me politikën e padefinuar ndërkombëtare ndaj statusit të Kosovës dhe në raport me politikën serbe në kohën e parapërcaktimit të statusit të Kosovës, por edhe në raport me disa çështje të tjera të brendshme kur ato nuk kishin kahe e as zhvillime të duhura pozitive.

Librin e gjeni në librarinë “Artini” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur për ikjen e…