Irving, afër transferimit te Lakersat

21 qershor 2022 | 15:17

Basketbollisti 30-vjeçar Kyrie Irving, kampion i NBA-së, është pranë transferimit te skuadra e Lakersave. Ylli që luan me Brooklyn Nets është pranë divorcit, pasi duket se palët nuk kanë marrëveshje për rinovimin e saj.

Sezonin e fundit, Irving luajti vetëm 29 ndeshje me Nets, pasi është i pavaksinuar dhe nuk lejohej të aktivizohej, duke bërë lëmsh ekipin e tij. Gjithsesi, ylli i NBA-së ka një mesatare prej 27.4 pikësh për ndeshje në ato 29 takime ku u aktivizua. Për Irving janë interesuar tri skuadra: Lakers, Clippers dhe New York Knicks.

Gjithsesi, Lakers duken favoritë dhe është LeBron ai që bën ndërmjetësin, pasi e njeh mirë këtë lojtar. Së bashku ata fituan titullin me Cleveland në vitin 2016. Irving ka na favorin e tij “opsionin e lojtarit” me vlerën 36 milionë dollarë, që pritet ta shfrytëzojë për t’u larguar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…