Ischingeri: Evropa s’mund të pres më rreth zgjidhjes së çështjes Kosovë-Serbi

05 korrik 2019 | 17:23

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, ka thënë se dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, një zgjidhje politike midis Prishtinës dhe Beogradit mbetet e paarritshme dhe një situatë frustruese në rajon.

Ischingeri që njëherësh është kryetar  i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, ka thënë se Marrëveshja e  Dejtonit është “shembull i mirë i diplomacisë e cila duhet të zbatohet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai në një tekst autorial të titulluar “Udhërrëfyesi për Ballkanin” të publikuar në “Politiko” me bazë në Bruksel, ka shkruar se Evropa nuk mund të përballojë dot të presë vetë dhe shpreson që problemi të dalloj, sepse, siç thotë ai, “konflikti i pazgjidhur” në zemër të Evropës paraqet një rrezik të papranueshëm gjeopolitik, sidomos në kohëra të trazirave globale.

Ai ka thënë se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e vitit 1995, megjithëse e papërsosur si një kornizë politike për një shtet funksional, është një shembull i mirë i llojit të diplomacisë që duhet të zbatohet në dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, ka pritur në takim…