Ish-anëtarja e Këshillit të Bibliotekës Kombëtare: Në bibliotekë veç dasmet kanë mbetë me u organizu

08 mars 2023 | 14:30

Ish-anëtarja e Këshillit Drejtues e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Ardiana Shala, e emëruar anëtare e këtij Këshilli nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në muajin maj të vitit 2022, më 28 shkurt 2023 ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga Këshilli Drejtues i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, me arsyetimin se “nuk mujta me i kapërcy dallimet e mëdhaja kulturore e intelektuale e ideologjike mes meje dhe disave prej anëtarëve të këtij këshilli drejtues”.

Shala në llogarinë personale në “Facebook” ka dhënë arsyetimin pse ka dhënë dorëheqje nga të qenit anëtare e Këshillit Drejtues. Sipas saj, “gjendja në bibliotekën kombëtare të Kosovës asht e mjerë”.

“Arsyet për dorëheqjen teme nga këshilli drejtues i bibliotekës kombëtare të Kosovës janë të shumta por munden me u përmbledhë në nji të përbashkët të madhe që ka të baj me natyrën ideologjike e kulturore të punës, të komunikimit e të të menduemit kritik. Nuk mujta me i kapërcy dallimet e mëdhaja kulturore e intelektuale e ideologjike mes meje dhe disave prej anëtarëve të këtij këshilli drejtues, saktësisht anëtarëve ‘veteranë’ të këshillit drejtues, që po get ishin mësu jo veç me kenë aty, por me kenë aty në udhëheqësi, direkt ose mbrapa shpine, pa asnji vizion për zhvillimin e bibliotekës e me shum energji me pengu çdo frymë të re ndryshimi (edhe me qëllim, e edhe pa qëllim thjeshtë prej injorancës). Për ma zi, i kishin krahët e fortë. Aty ku un dështova me ndryshu najsen pse s’mujta, ministri, sipas meje, dështoi me e dashtë përnime ndryshimin që më pat thanë se e don.

Kur po e mendoj tash, veç me e pasë pa ju qysh u zgjodh kryesuesi; se qysh e pse s’kam dhanë dorëheqje menjiherë atë ditë (po get isha e dehun tu andrru), duheni me më falë, sepse fundit i fundit më keni dhanë njifarë pagese muej më muej plus/minus 400 euro gjithë kta muej, për të cilat s’kam kurrgjo me ju raportu që me thanë; por nejse nuk asht që kam marrë rrogë 5560 euro në muej si naj konsulente e naltë a najsen; po du me thonë që hajt mos u kani fort se ka edhe ma keq.

Me e thanë pak ma shkurt: kam dhanë dorëheqje, në thelb, ma së pari për arsye parimore. Dhe këtu qe ku e keni nji ngushëllim të vogël, që nashta kjo në vete asht njifarë ndryshimi?! Dorëheqje për me mbrojtë parime. Sepse, un besoj që pa mbjell parime ndryshe e të hajrit s’mundet me pasë korrje të ndryshimeve pozitive në kit vend.

Besoj, në fakt e di që ky këshill drejtues me anëtarë të vjetër në te nuk mundet me pru ndryshime e zhvillime të reja, shum të nevojshme në bibliotekën kombëtare të Kosovës, sepse praktikat e kqija janë ba ligje aty, se kultura kritike, e as vizioni politik për ndryshime të nevojshme s’ekziston për bibliotekën kombëtare të Kosovës.

Mundem me e thanë që gjendja në bibliotekën kombëtare të Kosovës asht e mjerë. Aq e mjerë sa e dhimbshme deri në palcë. Ajo bibliotekë ma së pakti asht bibliotekë. Momentalisht funksionin kryesor e ka në ofrimin e hapësinës për ahengje të ndryshme kulturore (veç edhe dasmet kanë mbetë me u organizu aty). Apo ndoshta edhe ajo ka ndodh. Nuk e di, pse a kah me e ditë?

Ndër disa raste të ndryshme, secila me njollat e vetta, hipokrizia kulmnore po get që ishte dekorimi i bibliotekës kombëtare me medalje presidenciale për merita mu qaty përskej dekorimit për familjen Jashari (s’kam fjalë me e përshkru çfarë nënçmimi nënkupton kjo për familjen Jashari), e që u pranu nga këshilli drejtues, e pa e informu këshillin drejtues (se thjeshtë bre ka shku kryesuesi pa kallxu e pa e pvetë kend, e kryesuesi mendon që s’i ka borgj kurrkujt sqarime, po get). Pra biblioteka (qekjo e mjera me dy guj’ për toke) dekorohet ba ti be thu se e meriton. Ama nuk e meriton as afër. Kjo asht nji prej atyne rasteve palidhje, por jo edhe aq kur e vnon në kontekst të gjendjes së bibliotekës, që sikur të kisha qenë un në këshill drejtues të bibliotekës kombëtare të Kosovës nuk e kisha leju me ndodhë kurrë kit dekorim. Presidenca medalje le të shkepë sa të doj, s’mujë me e ndalë, ama, biblioteka me pranu s’kish guxu kurrë. Uh, pardon, prit, prit, se un pasna kenë more në këshill kur ka ndodhë kjo hipokrizi kolosale, por a më besoni që s’di sen (edhe plot sene tjera kishte tendenca të vazhdueshme me më pengu me i ditë; e plot të tjera nuk i di se as biblioteka vet s’i din, qekaq di).

Përkundër dëshirës së madhe, un s’isha aty për me ditë najçka, çka bahet, kur bahet, pse bahet, ku bahet, qysh bahet, e qysh s’bahet?! E marrim vesh nëpër media barabartë me juve masi që të bahet, sa i përket atyne të bamave për konsum medial. Të tjerat mbesin në hije,nën pluhunin e trashë. Pse, çka menduet ju, me u lodhë kryesuesi i këshillit drejtues të bibliotekës kombëtare të Kosovës, para se me pranu nji dekorim të tillë për bibliotekën në emën të këshillit drejtues, me i informue anëtarët e këshillit që po dojka dikush me e dekoru nji institucion që gjindet në buzë të greminës për shkak të keqmenaxhimit, neglizhimit politik dhe ndërhyrjeve partiake (për me e thanë ma të paktën) tash e dy dekada, a? Po a? E me e hup tani shansën me e e ba nji foto me presidentën e me i dalë emni në faqe të bibliotekës si “akad” a?

Nejse, po i bi shkurt. Bibliotekë e dashtun kombëtare e Kosovës qe nji këshillë të fundit kështu si lamtumirë nga pragu: “akad” nuk asht titull. Pra me konë anëtarë i nji akademie NUK asht titull. Nuk vnohet para emnit “akad.” o njerëz të kompleksuem e të palexuem deri në asht që i ngreni zhag kto komplekse kah të shkoni dhe e merrni në qafë nji popull të tanë tue u ngjitë për karriga.

Pra, sa i përket bibliotekës kombëtare, çfarë jena qasi e kena. E pra, çfarë jena? Asht koha me e përgjegjj secili për vete kit pytje e me këqyr mos pahiri e meritojna ma të mirë?!

E sa më përket mu, kur të vjen dita që përnime ka vend e bahet vend për ndryshime në kit vend, knej pari jam, tu andrru. Vi pa hatër. Por s’vi veç sa për me ardhë. Kështu që, ju lutem, mendohuni mirë e mirë a me më thirrë. Që mos t’i humbim kohë kot njanji tjetrit.

Sinqerisht,

Ardiana Shala”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Chelsean,…