Ish-deputeti Hisen Berisha pro kthimit të Limajt në PDK: Injorimi, gabim strategjik

09 maj 2026 | 16:51

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se Fatmir Limaj, pavarësisht rrugëtimit të veçantë politik, vazhdon të ketë peshë simbolike dhe elektorale në një segment të rëndësishëm të elektoratit tradicional të PDK-së dhe të luftës.

Sipas tij, injorimi i këtij fakti do të ishte gabim strategjik.

“Integrimi i tij në një listë të përbashkët nuk do të sillte vetëm votat e Nismës, por edhe votat e atyre qytetarëve që kërkojnë unitet opozitar dhe jo fragmentim. Nëse partitë tjera po provojnë rikthime e rikonfigurime politike për interesa elektorale, atëherë edhe PDK duhet të veprojë me pragmatizëm politik dhe logjikë fituese. Marrëveshja me Limajn nuk duhet parë si favor personal ndaj askujt, por si investim në konsolidimin e kampit opozitar. Në fund, zgjedhjet nuk fitohen vetëm me emocione apo nostalgji, por me matematikë politike, mobilizim dhe bashkim të votës opozitare”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri pro-evropian i qendrës së djathtë, Peter Magyar, është betuar…