Ish-deputeti i LDK-së aderon në AAK

23 shtator 2023 | 20:37

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ishte në qytetin e Lipjanit, ku vizitoi degën e kësaj partie.

Afër Haradinajt u shfaq edhe një fytyrë e njohur për opinionin lipjanas dhe më gjerë.

Ish-deputeti i LDK-së nga qyteti i Lipjanit, Ilir Tasholli ishte një nga shoqëruesit e Haradinajt në Lipjan.

Tasholli ishte pjesë e legjislaturës së parafundit, ku ishin qeveritë “Kurti 1” dhe “Hoti”.

Duket se Tasholli është aderimi më i ri i AAK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët britanikë janë angazhuar në diskutime diplomatike me përfaqësuesit kryesorë…