Ish-deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, zgjidhet drejtor në Spitalin e Vushtrrisë
16 maj 2026
| 09:40
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të QKUK-së dhe dy spitaleve në Vushtrri dhe Ferizaj. Qendra Klinike Universitare e Kosovës është bërë me drejtor me mandat të plotë pasi Mentor Zejnullahu u zgjodh në këtë pozitë në konkursin ku i mori 86.3 pikë, raporton Gazeta Shneta.
Kurse, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, është zgjedhur drejtor në Spitalin e Vushtrrisë.
Ai ishte kandidati i vetëm në testin me shkrim dhe intervistën me gojë ku i mori 75.7 pikë.
Ndërkaq në Spitalin e Ferizajt drejtor është zgjedhur Ilir Hamdiu. Ai ka dal i pari nga tre kandidatët me 75.3 pikë.



