Ish-deputeti Selmanaj bën thirrje që të shtunën të dilet në protestë kundër Speciales

21 dhjetor 2022 | 12:06

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj, ka bërë me dije se të shtunën do të marrë pjesë në protestën e thirrur kundër Gjykatës Speciale.

“Qëndrimi im rreth Gjykatës Speciale ishte konsistent, para e pas themelimit, e deri më sot. Tashmë e dëshmuar, kjo gjykatë është inicuar nga qarqet antishqiptare, që po funksionon me dosjet dhe shpifjet e agjenturave serbe. Me këto dosje, po gjykohen liderët e UÇK-së, e rrjedhimisht, lufta e popullit tonë për liri! Po, do të jem aty, në PROTESË, te Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, si ish i burgosur, e si njeri që e kam pa me sytë e mi, por edhe përjetuar gjenocidin serb në Masakrën e Burgut të Dubravës”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Ai ka shtuar tutje se: “Demonstrimi paqësor në përkrahje të liderëve të UÇK-së, për mua, është obligim moral dhe gjithsesi është në nderin tim të jem në përkrahje të tyre! Eja edhe ti!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Denverit ngjitet në krye të renditjes në Konferencën…