Ish i burgosuri politik, Ismet Shamolli i bashkohet AAK-së
Ish i burgosur politik Ismet Shamolli i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i Haradinajt në llogarinë e vet në “Facebook”:
Ismet Shamolli, ndërmarrës, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ismeti ka filluar studimet në Prishtinë dhe i ka përfunduar në Gjermani, në degën Elektronikë dhe Makineri. Pasi kthehet në Kosovë, aktiviteti i tij atdhetar, do të bie në sy të organeve serbe. Ai do të dënohet disa herë me burg, në vitin 1986 në Gjilan, 1989 në Ferizaj, ndërsa pasi i konfirmohet dënimi me pesëmbëdhjetë vite burg, ai ikën në vitin 1991 në Tiranë.
Ismet Shamolli njihet për vepra bamirësie. Në fund të viteve të ’80-ta, ai hapi “Mullirin Popullor” në Vërban të Vitisë, ku deri në 20% të prodhimit ipej për nevojtarët. Aktivitetet e bamirësisë i vazhdon edhe në Tiranë, në vlera shumë të mëdha, ku pozicionohet edhe në ndihmë për Luftën Çlirimtare.
Pas çlirimit, ai hapi shumë vende pune, në sektorin e ndërtimitarisë, biznes që e vazhdon me shumë sukses.
Rrugëtimi i tij jetësor patriotik, ia bëri më të lehtë vendimin për inkuadrim në Aleancë.
Mirë se erdhe në shtëpinë e madhe, Ismet Shamolli!



