Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani sfidon Qeverinë Kurti: Për 24 orë e hap Autostradën “Ibrahim Rugova”
Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës dhe drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Ervin Shabani, ka bërë një zotim publik lidhur me gjendjen në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Shabani ka deklaruar se, nëse Ministria e Infrastrukturës kërkon falje publike ndaj qytetarëve dhe ia jep autorizimin, ai do ta hapë për 24 orë autostradën, duke larguar dheun e rrëshqitur që tash e më shumë se një vit po rrezikon jetën e qytetarëve dhe ka shkaktuar disa aksidente, përfshirë edhe raste me fatalitet.
Ai ka shkuar edhe më tej me deklaratën e tij, duke premtuar se do të largohet përfundimisht nga politika nëse nuk arrin ta mbajë këtë premtim.
“Mjafton që Ministria e Infrastrukturës ta pranojë dështimin, t’u kërkojë falje qytetarëve dhe të ma japë autorizimin; për 24 orë e hap Autostradën ‘Ibrahim Rugova’, duke e larguar dheun e rrëshqitur tash e më shumë se një vit, që po rrezikon jetën e qytetarëve dhe që ka shkaktuar disa aksidente, madje edhe me fatalitet.
Nëse nuk arrij ta largoj atë për 24 orë, kurrë më nuk do të merrem me politikë”, ka shkruar Shabani.




