Ish-këshilltari i Thaçit tallet me ministren Gërvalla

25 qershor 2021 | 11:41

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka ironizuar me aktivitetet e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Behramaj me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se ka nisur të “shqetësohet” për Gërvallën, pasi sipas tij, kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Paris, e ka zëvendësuar atë me Emilja a Rexhepin.

Madje arsye tjetër për t’u shqetësuar sipas tij është edhe fakti se kanë pushuar edhe deklaratat kundër UÇK-së.

“Kemi filluar të shqetësohemi për kryediplomaten Schwarz. Nuk po bëhet më e gjallë. Në Paris u zëvendësua me Emilja Rexhepin. Edhe deklaratat kundër UÇK-së disi kanë pushuar. Në mungesë të akuzave të saj, po besoj që së shpejti do të lirohen edhe ish-udhëheqësit e UÇK-së”,  ka shkruar Behramaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia është duke u përgatitur për ndeshjen e së shtunës…