Ish-kryeinspektori i AKI-së alarmon KQZ-në për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe

17 janar 2024 | 15:20

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka thënë se edhe pas sulmit në Banjskë, Lista Serbe merr para nga shteti i Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se integriteti i institucioneve në përgjithësi dhe i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në në veçanti është në pikëpyetje serioze.

Ai ka theksuar se nëse Lista Serbe nuk ka lidhje me këtë sulm, duhet të sqarohet në publik nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Më tutje, Ramadani ka thënë se vendimi për t’i dhënë para Listës Serbe do të ketë pasoja serioze në çfarëdo që institucionet e Kosovës kanë deklaruar rreth Banjskës.

“Edhe pas sulmit në Banjskë, Lista Serbe merr para nga shteti i Kosovës. Integriteti i institucioneve në përgjithësi dhe i KQZ-së në veçanti është në pikëpyetje serioze! Nëse Lista Serbe nuk ka asnjëlloj lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, atëherë institucionet shtetërore, përfshirë presidenten dhe kryeministrin, duhet të qartësojnë këtë në publik. Dhe, rrjedhimisht, të mbrojnë ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe. Nëse Lista Serbe në çfarëdo mënyre (që unë besoj se po!) është ndërlidhur me sulmin terrorist në Banjskë, atëherë integriteti i shtetit të Kosovës është përtokë. Pra, i bie që shteti i Kosovës po i financon ata që ndërlidhen me sulme terroriste pikërisht kundër shtetit të Kosovës. Mos harroni, vendimi për t’i dhënë para të popullit të Kosovës Listës Serbe do të ketë pasoja serioze në çfarëdo që institucionet e Kosovës kanë deklaruar rreth Banjskës!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë minatorë të Trepçës janë lënduar rëndë pasi u ka…