Lëndohen rëndë shtatë minatorë të ‘Trepçës’

17 janar 2024 | 15:06

Shtatë minatorë të Trepçës janë lënduar rëndë pasi u ka rënë acidi në trup.

Shtatë minatorët janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, pasi të njëjtit kanë pësuar lëndime si pasojë e derdhjes së acidit.

Pesë nga ta janë ende në trajtim në emergjencë, ndërsa dy janë pranuar në repartin e Oftamologjisë për trajtim të mëtutjeshëm.

Ata që janë pranuar në repartin e Oftamologjisë, kanë lëndime në sy dhe janë në gjendje goxha të rëndë, rreth problemeve me sy, të tjerët kanë dhimbje gjoksi, problem me frymëmarrje, djegie të fytit për shkak të acidit që është derdhë në minierë.  /MitrovicaSot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin e…