Plenkoviqi takohet me Kurtin: Kroacia mbështetëse e Kosovës në integrimin evropian

17 janar 2024 | 15:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të mërkurën.

Lajmin e ka bërë me dije Plenkoviqi në platformën “X” ku  ndër tjera ka thënë se me Kurtin ka biseduar për situatën në rajon.

“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plenkoviqi.

Plenkoviqi ka potencuar se Kroacia dhe Kosova do të vazhdojnë me forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu, në një…