Ish-kryetari i Zveçanit: Nuk ka struktura kriminale në protesta

31 maj 2023 | 11:42

Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, u ka thënë gazetarëve se në mesin e protestuesve serbë atje “nuk ka struktura të organizuara, nuk ka banda të organizuara kriminale, pjesëtarë të të ashtuquajturit grup ‘Wagner’, apo të rinj që – siç thotë Prishtina – duan të djegin çdo gjë që nuk është serbe”.

“Këtu janë qytetarët e Komunës sonë të Zveçanit, vëllezërit nga Mitrovica e Veriut”, ka thënë Milloviq, pas akuzave të autoriteteve të Kosovës se “strukturat e organizuara kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi zyrtar, janë përgjegjëse për trazirat në veri.

Ai ka thënë se këto protesta nuk janë kundër KFOR-it dhe se i vjen keq për, siç ka thënë, “konfliktin e imponuar” dhe “për atë që ndodhi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendi i dytë që Fernando Alonso arriti ditën e diele…