Ish-lojtari i Romës pjesë e stafit të ekipit kombëtar të Shqipërisë

07 maj 2018 | 17:13

Ndihmësi i Christian Panuccit, Paolo Rodolfin, është ngarkuar me detyrën e vëzhguesit të talenteve, ndërsa vendin e tij do ta marrë një ish-shok skuadre i Panuccit në kohën kur luante te Roma.

Marco Cassetti është zgjedhur si zëvendës i trajnerit Panucci dhe do të jenë përkrah tij në stol në dy ndeshjet miqësore që skuadra kombëtare do të luajë pas 3 javësh, me Kosovën dhe Ukrainën.  Cassetti që ka qenë pjesë e Romës për rreth 6 vjet është larguar nga futbolli 2 vjet më parë, kur ishte pjesë në Lega Pro te Como. Cassetti është aktivizuar me shumë skuadra në futbollin italian, ndërsa ka provuar edhe një eksperiencë në Angli te Uatford. Cassetti u bë pjesë edhe e ekipit kombëtar të Italisë, në fushën eliminatore të Kupës së Botës 2006.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në not ka garuar në fundjavë në…