Ish-ministri Bajram Hasani aderon në AAK

12 korrik 2019 | 19:40

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, që ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmi është bërë me dije nga lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan sot ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, asamblistja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, profesoresha Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci, ekonomist i shquar dhe Burhan Arifi, stomatolog i njohur. Interesimi për t’iu bashkuar vizionit të AAK-së për shtetin e fortë, është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Ramush Haradinaj

“Të sapoaderuarit, profesionistë të respektuar, i falënderova për besimin duke iu uruar që përvojën politike ta shfrytëzojnë më së miri në familjen e madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës dhe tërë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tjetër medalje e argjendtë është fituar sot nga ekipi…