Ish-ministri Hasani: UÇK-ja nuk ka bërë krime, të dënohen ata që vranë 13 mijë shqiptarë

13 janar 2019 | 22:48

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka dhënë një qëndrim rreth ngjarjeve të fundit në vend, konkretisht për Gjykatën Speciale, e cila ka filluar t’i thërras për intervistim ish-komandantë dhe ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime. Por nëse dikush nga shqiptarët ka bërë krime gjatë luftës le të dënohet, por jo pa u dënuar ata që vranë 13 mijë shqiptarë, ata që përdhunuan 20 mijë gra e vajza, ata që dogjën e rrënuan 150.000 shtëpi dhe dëbuan gjysmën e Kosovës nga vendi dhe pa u gjetur dhe kthyer të zhdukurit. UÇK”, ka shkruar Bajram Hasani.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime. Por nëse dikush nga shqiptarët ka bërë krime gjatë luftës le të dënohet,…

Gepostet von Bajram Hasani am Sonntag, 13. Januar 2019

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
6.7 milionë euro është shuma e cila kushtoi për ndërtimin…