Ish-portieri i Prishtinës, kandidat për asamblenë komunale

07 maj 2021 | 17:41

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka filluar t’i paraqesë kandidatët që do të garojnë për asamblenë komunale.

Të premten Haradinaj ka paraqitur ish-portierin e Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Kushtrim Mushica. Haradinaj ka thënë se me Mushicën në asamble sporti kryeqytetas do ta ketë përkrahjen e parezervë nga qeverisja e ardhshme të cilën synon ta kryesojë ai.

“Në listën e AAK-së për Prishtinë do të jetë edhe ikona e futbollit, Kushtrim Mushica. Sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën njëri ndër sportistët më të dalluar të kryeqytetit tonë. Kushtrim Mushica për vite të tëra mbajti lart flamurin e sportit kosovar. Ashtu siç kemi paralajmëruar se gara për Prishtinën do të ketë gjithëpërfshirje, këtë po e dëshmojmë sot, duke garuar me një sportist të shkëlqyer të Prishtinës. Sporti në tërësi në Kosovë, veçmas në Prishtinë, ka arritur që të jetë një ndër vlerat më të larta të rinisë sonë, prandaj edhe do të ketë mbështetje të parezervë nga qeverisja e ardhshme. Kryeqyteti ynë ka mbi 200 klube sportive të natyrave të ndryshme, të cilat shpeshherë edhe janë injoruar nga qeverisjet e deritanishme. Sporti është zemra e rinisë sonë dhe ashtu do të trajtohet. ‘Plisat’ e Prishtinës do të jenë me zyrë dhe buxhetin e vet, në të ardhmen e afërt”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmes një deklarate për media, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka…