Ish-presidenti i Giresunsporit: Iu përgjërova Turqisë ta merrte Muriqin

16 shtator 2019 | 15:31

“I jam lutur që të luajë për kombëtaren tonë”. Ish-presidenti i Giresunspor, Mustafa Temel Bozbag, ka zbuluar një prapaskenë tepër interesante në lidhje me sulmuesin Vedat Muriqi.

Ishte pikërisht Bozbag ai që i besoi bomberit nga Prizreni, duke e marrë nga radhët e Teutës, 5 vite më parë, kur Muriqi ishte vetëm 20-vjeçar. Në një prononcim për mediat turke, ish-presidenti zbulon se sulmuesi mund të ishte pjesë e kombëtares turke, por kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak të zgjatjes së procedurave.

“Kam folur me të gjithë, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Muriqi e kishte pasaportën turke. Unë nuk i njoh shumë detajet sesi punohet te kombëtarja. Unë jam mahnitur me të. E ka ndjekur edhe trajneri i Turqisë U-21 asokohe, Abdullah Erkan, për ta parë në një ndeshje dhe i pëlqeu. Por sulmuesi tha se procedurat po hasnin shumë probleme dhe nuk po zgjidheshin, kështu që pranoi ftesën e Kosovës”, ka thënë Mustafa Temel Bozbag.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria do ta mbështesë çdo zgjidhje me të cilën pajtohen…