Ish-presidentja Jahjaga diskutoi për barazinë gjinore me gjimnazistët llapjanë

06 maj 16:16

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi kanë vizituar të enjten gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në këtë komunë, ku bashkë me nxënësit e kësaj shkolle diskutuan për barazinë gjinore.

Bulliqi duke e falënderuar Jahjagën për iniciativën e saj për të diskutuar me të rinjtë llapjanë, për sfidat dhe vështirësitë që ata përballen që nga shkollimi, orientimi në karrierë dhe tregu i punës, ka thënë se secila nismë që ndihmon këta të rinj do ta ketë mbështetjen e plotë të Komunës së Podujevës.

Ish-presidentja Jahjaga në fjalën e saj ka falënderuar udhëheqjen e shkollës për organizimin e këtij takimi.

“Unë jam e lumtur që jam këtu në mesin tuaj, pres nga ju të bisedojmë hapur për sfidat dhe vështirësitë tuaja, sepse ju jeni në një moshë e cila karakterizohet me vendime të rëndësishme si në perspektivë dhe në zgjedhje për avancim në karrierë. Orientimi dhe investimi në veten tuaj i përkasin kohës tuaj, kohë në të cilën ka ndryshime në jetë”, ka thënë ish-presidentja Jahjaga.

Ajo ka diskutuar me të rinjtë dhe personelin arsimor prezent për nga angazhimi i saj profesional dhe politik, si dhe sfidat dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë këtyre angazhimeve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me…