Ish-presidentja Jahjaga viziton Shoqatën Autizmi në Prishtinë

03 dhjetor 2021 | 13:07

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta, ish-presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar Shoqatën Autizmi në Prishtinë.

Ajo gjatë kësaj vizite ka dëgjuar nga afër për punën e palodhshme që kjo shoqatë po bënë që 10 vite duke ofruar shërbime për fëmijët autik.

“Gjithashtu, pash nga afër teksa ofroheshin këto shërbime nga profesionist të fushave adekuate, të cilët përveç mësimit ofronin edhe shumë dashuri e kujdes për fëmijët. Është tejet e rëndësishme që të bëhet implementimi i ligjit që këtyre fëmijëve të u mundësohet qasja në edukim gjithëpërfshirës dhe shërbime tjera që ndihmojnë integrimin e tyre në shoqëri. Ndërsa, Shoqatën Autizmi, e përgëzoj për punën e jashtëzakonshme, e cila përveç profesionalizimit kërkon dashuri dhe durim më shumë, e këto të tria po jepen në mënyrë të pakursyeshme nga stafi”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në…