Ish-pronari i Formula 1: Ky sezon duhet të anulohet

28 mars 2020 | 20:30

Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1, ka këshilluar pronarët aktualë që të anulojnë sezonin 2020, duke parë situatën e krijuar prej coronavirus.

Sipas tij, do të ishte një gabim nisja e një sezoni ku nuk ka asgjë të sigurt dhe mbi të gjitha respektimi i marrëveshjeve është në dilemë. Madje ai shprehet se do të habitej nëse Liberty Media, grupi që zotëron sot kuotat e Formula 1, do të arrinte të zhvillonte 15 gara, siç edhe shpresojnë pronarët aktualë. Ndaj ai shprehet se anulimi i sezonit është vendimi më i drejtë.

“Mendoj se Liberty duhet të pezullojë çdo përpjekje për të zhvilluar ndonjë garë dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është të mendojë për sigurinë e njerëzve. Do të ishte gabim nënshkrimi i marrëveshjeve që më pas nuk do të respektohen”, ka thënë Ecclestone.

“Unë uroj me zemër që ata të arrijnë të zhvillojnë 16-18 gara siç dhe shpresojnë. Ndoshta mund të zhvillojnë 3-4 gara edhe në janar të 2021-shit dhe t’i quajnë si të këtij sezoni. Duhen gjetur njerëz, vende e pista ku ekziston dëshira për të garuar”, ka shtuar Ecclestone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës se…