Ish-rektori Sahiti: Shkarkimi im është bërë me ndikim politik nga Qeveria

26 tetor 2022 | 22:02

Naser Sahiti, i cili u shkarkua nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës, ka thënë se ka pasur elemente të ndikimit politik për ta shkarkuar atë.

I pyetur se a ka gisht Qeveria e Kosovës, për shkarkimin e tij, Sahiti është përgjigjur duke thënë se “sigurisht, nuk është e mundur që kjo të ketë ndodhur nga opozita”.

Shkarkimin e tij, Sahiti e ka cilësuar si proces jo normal, derisa ka shtuar se nuk janë respektuar procedurat dhe nuk janë dhënë argumente të qëndrueshme.

“Nuk kam përgjigje konkrete pse, sepse forma që ka ndodhë më ngjason në gjithçka tjetër përveç në një proces normal të shkarkimit. Nuk dua ta kontestoj mundësinë që rektori mund të shkarkohet, shyqyr që ekziston ajo mundësi. Duhet të respektohen disa procedura dhe të jepen argumente të qëndrueshme në mënyrë që kur të merret ai veprim të shihet si akti i fundit”, ka thënë ai.

Tutje, ish-rektori, e ka cilësuar si “puç institucional”, i cili sipas tij ka qenë i “kamufluar me farsë demokratike”.

Sahiti, ka theksuar se shkarkimi i tij është bërë për shkak se nuk është pjesë e dy partive në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Guxo.

“Mendoj që një prej arsyeve që është marrë vendimi, është që çdokush e ka ditur se nuk jam njeri i partisë në pushtet as i koalicionit, kanë ardhë në përfundim që për shkak të agjendave të ndryshme ky person duhet të eliminohet, sigurisht shumë kanë kontribu grupet e interesit brenda UP-së duke dërgu informata  të pabazuara. Ka pasur vesh të hapur nga MASHTI-i për të besuar ato informata”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen e ka dyfishuar avantazhin 0:2 në ndeshjen kundër…