Ish-ushtari i “Batalionit Atlantiku” shkon te ish-krerët e UÇK-së në Hagë

11 qershor 2022 | 14:28

Ish-ushtari i “Batalionit Atlantiku” të UÇK-së, Uk Lushi, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai ka thënë se ka kaluar Atlantikun për të kaluar një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

“Sërish kalova Atlantikun për t’u takuar me UÇK-në. Kalova një ditë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn në Hagë. Kam qenë i bindur që në Gjykatën Speciale përmes një procesi fer njerëzit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm ashtu siç janë. Fatkeqësisht, ky proces po kalon me shkelje të rënda të drejtave të njeriut, me procedura të paprecedent. Beteja në Hagë është betejë për mbrojtjen e interesit nacional. Haga duhet të na bashkojë rreth luftës së popullit të Kosovës për liri dhe përparim. Nuk ka forcë që mund ta ndryshojë historinë e Kosovës dhe shqiptarëve”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë gjithçka është zyrtare. Aurelien Tchouameni është lojtari më i…