Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Lokaj: “Ma këpute shpirtin, vëlla”
30 prill 2026
| 18:57
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Meqë të Gjakovës, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë procesit të punës. Viktima është Sadri Lokaj nga fshati Sllup i komunës së Deçanit. Sadri Lokaj ishte vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së, Bashkim Lokaj. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjarët, miqtë dhe gjithë ata që e njohën. I pikëlluar thellë nga kjo humbje, Bashkim Lokaj ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale:
“Ma këpute shpirtin, vëlla.
Qofsh i Xhenetit!
I miri i familjes Lokaj, do të të kujtoj sa të kem jetë. Ishe dhe do të mbetesh shembull i mirësisë, Sadri Lokaj.” Ngushëllime familjes Lokaj për këtë humbje të rëndë.



